Arbëri

Bislimi: Agresioni në Banjskë mund të zhbëjë gjithë progresin e bërë përmes dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ka kapacitete që ta destabilizojë Kosovën e Ballkanin. Ai ka thënë se armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator, nuk mund të blihen çdo kund. Bislimi tha se grupet kriminale “janë degë e shtetit për të kryer punë të pista”, raporton “Ekonomia Online”.

“Dua të theksoj involvimin e akterëve të Serbisë. Serbia ka kapacitet që ta destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin. Banjska mund të përdoret për një studim. Akti i agresionit ka ngritur brengën në rajon e BE dhe për arsye se ky lloj akti mund ta zhbëjë gjithë progresin që Kosova e Serbia ka bërë përmes dialogut me Serbinë. Brenga kryesore është fuqia që kanë akterët shtetëror për të ofruar informata të gabuara drejtë luftës hibride që Serbia po e përdor viteve të fundit. Ai ka arritur ta konsidelojë pozicionin e kriminelëve serb si Millosheviq e të tjerë. Ata përmendin kinse terrorin e Kurtit, teoria e konflikteve dallon nga ata që i nxisin dhe Vuçiqi e kompleton këtë. Nga konflikti varet edhe ekzistenca e tij. Vuçiqi mohoi edhe ndalimin e një veture me një grumbulli me armë pak ditë para sulmi në Banjsk, por sulmi i 24 shtatorit shpërfaqi dhe e nxori para aktit të kryer dhe treguoi se Vuçiq e Radoiçiq janë mbrapa këtyre akteve terroriste”, u shpreh Bislimi në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” me temën “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale e gjeopolitike”.

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, foli për sulmet e vazhdueshme në veri, duke thënë se Serbia është fajtorja e vetme.