Krim-ministër, argat i Vuçiqit e Nikolla Pashiq. Kështu e ka quajtur të enjten lideri opozitar në Shqipëri, Sali Berisha, kryeministrin e këtij vendi, Edi Rama. Ai akuzoi Ramën se po u shërben politikave të Beogradit me kërkesën për të kontrolluar veriun e Kosovës trupat e KFOR-it, si dhe për deklaratën se “veriu është bërë tokë e askujt”
Deputeti demokrat Sali Berisha e ka quajtur argat të Aleksandar Vuçiqit, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pasi nuk u pranua kërkesa e tij për debat parlamentar për situatën në Kosovë dhe për deklaratën e Ramës dhënë për “Financial Times”, ku tha se veriu i Kosovës “është bërë tokë e askujt”, Berisha shfryu në drejtim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Tha se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në shpellë albanofobie.
Berisha, Ramën e ka quajtur krim-ministër, ndërkohë edhe e ka krahasuar me kryeministrin e Serbisë në kohën e Luftës së Parë Botërore, Nikolla Pashiq.
Ka akuzuar edhe deputetët e partisë në pushtet që nuk mbështetën nismën e tij për debat.
Rama është kritikuar edhe në Kosovë për qëndrimet e tij. Sidomos ka hasur në kritika insistimi i tij, që kontrollin e veriut ta marrë KFOR-i.
-
Berisha e konsideron Ramën ‘antishqiptar’: Deklaratë superskandaloze e Pashiqit shqiptar
-
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
-
Berisha: Rama ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë-Serbi
-
Berisha: Rama është argat i Vuçiqit, synojnë ndarjen e Kosovës
-
Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë