Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se masat ndaj Serbisë janë të mundshme pasi të vërtetohet se ky shtet ka pasur lidhje me sulmet e 24 shtatorit.
E zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë ftesë Serbisë që të bashkëpunojë pa parakushte në hetimin për të zbardhur të gjitha rrethanat e sulmit. Stano ka thënë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë, kur është pyetur për deklaratën e Vuçiqit se Serbia nuk do ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë.
Në BE, po ashtu, kanë kërkuar nga të dyja vendet që t’i kthehen dialogut.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë
-
BE: Për veprim ndaj Serbisë rreth Banjskës, e presim vendimin gjyqësor në Kosovë
-
BE: Nga Kosova ende nuk kemi marrë raportin e hetimeve për sulmin në Banjskë
-
Stano: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë