LAJMET E MBRËMJES

BE-ja sërish kërkon nga Kosova fleksibilitet për targa e ta nisë themelimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian edhe të hënën ka kërkuar nga Kosova fleksibilitet për çështjen e targave dhe fillimin e jetësimit të asociacionin për komunat serbe.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell paraditen e së hënës, para takimit të Këshillit të Ministrave, ka thënë që tashmë Bashkimi Evropian ka një propozim se si të dilet nga kriza.

“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë këtë fundjavë në Paris. U takova me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur me krizën e tanishme. Ne duhet ta trajtojmë modalitetin e krizës dhe t'i qasemi nga ana strukturore. Ne kemi paraqitur një propozim. Ky propozim duhet të diskutohet, është një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më duhet t’u them të dyja palëve, të përmbushin angazhimet e tyre, të respektojnë angazhimet, të zbatojnë marrëveshjet e kaluara, të cilat tashmë janë rënë dakord shumë vjet më parë, dhe të fillohet me gjetjen e një zgjidhjej”, tha Borrell.

As para e as pas takimit nuk ka treguar për përmbajtjen e propozimit të Bashkimit Evropian.

Pas takimit ka bërë të ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë në Bruksel të hënën për të biseduar për çështjen e targave e çështjet e tjera.

Ndërsa ka theksuar se situata aktuale në veri është më e rrezikshmja qysh prej vitit 2013.

“Do të nisim takime me kryenegociatorët. Pala kosovare po vjen sonte, jam i gatshëm të bisedojë me liderët, nëse negociatorët arrijnë te një zgjidhje praktike te çështja e targave para 21 nëntorit, që është afati i fundit. Nuk mund të arrijmë këtë datë, pasi do të jemi në situatë të rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve në veri nga Policia, gjyqësori, ka krijuar një vakum. Në këtë vakum më e keqja mund të ndodh. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, na duhet progres i qartë. Kemi prezantuar një propozim. Falënderojmë Gjermaninë e Francën që kanë përkrahur këtë propozim. Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione të Kosovës, autoritetet e Kosovës të tregojnë fleksibilitet për targat, e të punojnë në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa”, tha Borrell.

Punimet e Këshillit të Ministrave do të vazhdojnë më 15 nëntor, ndërsa janë diskutuar dhe do të diskutohen edhe tema të tjera.

Kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka ritheksuar se Kosova nuk do të pranojë asociacion njëetnik, ndërsa ka deklaruar se zhvillimet e fundit nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga marrëveshja finale me njohje reciproke.

Situata në veri është tensionuar, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare, në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS të Republikës