LAJMET E MBRËMJES

Ndalohen për 48 orë dy edukatoret me dyshimin për keqtrajtim të një 3-vjeçari

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Dy edukatore e një kuzhiniere dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një trevjeçari në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë-Kosovë. Policia ka vënë në ndalim prej 48 orësh dy të dyshuara për keqtrajtimin e fëmijës. E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka dënuar rastin dhe ka bërë zotimin për zbatimin e të gjitha masave të nevojshme, në kohë rekorde

Dy persona janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar një 3-vjecar në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë-Kosovë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të premten, ndërsa pamjet e keqtrajtimit janë publikuar nga familja e vogëlushit të hënën në mbrëmje. Në video shihet teksa dy edukatore dhe një kuzhiniere tërheqin zvarrë fëmijën. Pastaj shihet teksa punëtoret e çerdhes e dërgojnë fëmijën në dhomë pa mbikëqyrje të kamerave.