LAJMET E MBRËMJES

KFOR-i: Prapa sulmeve në veri ishin grupet kriminale

 

“Gjatë protestës shumë ushtarë u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka deklaruar zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, Andrea Gallien, në konferencë për media të mbajtur të premten

Misioni i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar të premten se pjesëtarë të grupeve kriminale kanë nxitur tensionet në veri dhe kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it. Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, Andrea Gallien, ka thënë se protesta e zhvilluar të hënën më 29 maj ka nisur e qetë, porse ndërkohë ajo ka përshkallëzuar.

“KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të protestës dhe më 29, në një komunë të veçantë (Zveçan v.j.) ndodhi një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protestën e dhunshme. Gjatë protestës shumë ushtarë u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur të premten.