LAJMET E MBRËMJES

Opozita merr nën drejtim ndërmarrjet publike në Prishtinë

 

Brenda 15 minutash në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, këshilltarët opozitarë, të përkrahur nga kryesuesi Fehmi Kupina, kanë votuar për t’i shkarkuar aksionarët e vjetër dhe kanë emëruar ata të rinj, të cilët janë kryesisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës Kosova e Re, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës. Në këtë seancë, kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së në pushtet nuk kanë morën pjesë

25 këshilltarë nga radhët e subjekteve opozitare janë bërë bashkë të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Prishtinë, për t’i shkarkuar aksionarët e dy subjekteve në pushtet – Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Partisë Demokratike (PDK) – nga ndërmarrjet publike komunale.

Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, aksionarë të rinj në bordin e “Termokosit” janë zgjedhur Nora Kelmendi, Gëzim Mehmeti e Sami Borovci, në ndërmarrjen “Pastrimi” janë zgjedhur Femi Osmani dhe Petrit Reçica. Triera Kosumi dhe Gëzim Sveçla janë zgjedhur aksionarë në ndërmarrjen “Trafiku Urban” e në atë “Prishtina Parking”, Fatmir Kelmendi e Besnik Haziri. Ndërkaq Kushtrim Mushica e Endrit Gashi janë caktuar aksionarë të “Pallatit të Rinisë”, përderisa Teutë Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendrore” e Arianit Beqiri në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).