LAJMET E MBRËMJES

AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Dy çështje do t’i shtrojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë interpelancës në Kuvend, në të cilën e ka ftuar për raportim ministrin e Financave, Hekuran Murati. Nëpërmjet njërës do të kërkojë që koeficienti i pagave të rritet nga 105 në 129 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që nëpërmjet rishikimit të buxhetit që pritet të bëhet në qershor, Qeveria ta rritë vlerën e koeficientit të Ligjit për Paga, nga 105 në 129 euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në interpelancën në të cilën është ftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, do të shpaloset edhe analiza që kjo parti i ka bërë buxhetit, e në të cilën konstatohet se ka mundësi buxhetore që pagat të rriten.