LAJMET E MBRËMJES

PSD-ja kërkon nga Kuvendi ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një kërkesë përmes së cilës po kërkon ndryshimin e neneve 6 dhe 16 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Iniciativën PSD-ja e ka marrë pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Si kundërshtim të këtij dënimi, kjo parti joparlamentare ka paralajmëruar edhe një protestë për të shtunën

Partia Socialdemokrate po kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në Kuvendin e Kosovës kreu i saj, Dardan Molliqaj, ka dorëzuar të mërkurën kërkesën për ndryshimin e neneve 6 dhe 16 të këtij ligji.