Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kinji, me të cilët diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë.
KFOR-i ka njoftuar se në takim u diskutua edhe stabiliteti rajonal dhe roli i KFOR-it, derisa gjeneralmajori Utulash përmendi edhe “kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it”.
“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e NATO-s
-
Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë