Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zonja e parë e muzikës jazz

Gjithçka nisi me zërin e saj. Të gjithë ata që e kishin dëgjuar, menjëherë u joshën. Tonet e saj të buta, të pastra si kristali do të lëkundeshin nëpër salla vallëzimi, duke u ngjitur në shkallë të larta e duke zbritur në shkallë të ulëta.

Si performuese, Ella Fitzgerald kombinonte një lloj naiviteti fëmijëror me sharmin lozonjar femëror. Me talentin e saj unik, ajo fillimisht pushtoi audiencat në New York dhe më vonë në gjithë botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës jazz që ka jetuar ndonjëherë, vazhdon të mbetet e pavdekshme, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton “Koha Ditore”. Gjithçka që ka të bëjë me të kishte nisur në një mënyrë goxha modeste, në qytetin e Newport News, Virginia, ku Ella Jane Fitzgerald ka lindur më 25 prill të vitit 1917.

Babai i saj e kishte braktisur familjen menjëherë pas lindjes së saj, kështu që e ëma e Ellas, Tempie e rriti atë e vetme. Asokohe, miliona afroamerikanë ishin shpërngulur nga zonat rurale në qytete të mëdha.

Familja e vogël Fitzgerald gjithashtu ishte shpërngulur në New York, në fillim të vitit 1920, ku ishte vendosur në periferi të Yonkers, në afërsi të motrës së Tempie. Shtëpia ishte gjithmonë e mbushur me muzikë. Ella e vogël shpejt e kishte zbuluar pasionin për muzikën pop, sidomos për “The Street Singer” të Arthur, Tracy dhe “Boswell Sisters”.

Tempie inkurajonte talentin muzikor të Ellas, me disa orë mësimi për piano, megjithëse nuk kishte shumë para për t’i përballuar ato. Sidoqoftë, Ella Fitzgerald asnjëherë nuk kishte marrë edukim formal për muzikë. Ella në moshë të re, në fakt u bë valltare. Në fillim të vitit 1930, ajo dhe miqtë e saj do të shikonin performuesit e rrugës në Harlem.

Vajzat gjithashtu do t’i zbulonin muzikantët më të popullarizuar afroamerikanë, që interpretonin nëpër klube nate gjatë fundjavës. Në fundjava, këto salla koncertale, siç ishin “Apollo Theater” dhe “Harlem Opera House”, i ftonin amatorët të dilnin në skenë.

Gjatë atyre mbrëmjeve të amatorëve, muzikantët, këngëtarët e valltarët do të garonin për t’u favorizuar nga audienca dhe fitonin çmim që përfshinte edhe vlerë monetare, bashkë me shpresën që një ditë do të zbuloheshin para botës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.