Shtëpia e Hynilerëve në Prishtinë, e cila mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore, është përfshirë nga zjarri.
Ekipi i zjarrfikësve dhe i policisë kanë dalë në vendngjarje. Siç raporton gazetari i KOHËS në terren, flaka ka shpërthyer nga oxhaku dhe ende po intervenohet.
Ndërtesa e shekullit XIX afër qendrës së Prishtinës, ka statusin e monumentit tash më shumë se 50 vjet.
