Prishtinë, 22 gusht – Ministria e Kulturës ka nisur punimet për adaptimin e objektit të ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”. Zyrat e këtij objekti, që ndodhen në qendër të qytetit jugor janë duke u bërë gati, që aty të zërë vend një pjesë e kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi. Por, përderisa kabineti i ministrit pret të zhvendoset në Prizren brenda një muaji, ende nuk dihet se kur do të fillojë punë për restaurimin e konservimin e objektit, ku do të vendosen një pjesë e administratës së MKRS-së në Prizren.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se si MKRS-ja kanë nënshkruar kontratë me Komunën e Prizrenit për të shfrytëzuar dy objektet.
“Sa i përket objektit të ish-rektoratit jemi duke i përgatitur zyrat dhe do të vendosemi sapo të përfundojnë. Ndoshta brenda një muaji”, ka thënë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili vjen nga Prizreni (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Janari, afati i radhës për bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren
-
Ministria e Kulturës synon që bartja në Prizren të nisë në korrik
-
Nga sot Prizreni u bë shtëpia e dytë për Ministrinë e Kulturës
-
Ministria e Kulturës këtë javë nis bartjen në Prizren
-
Ministria e Kulturës pritet që të zhvendoset në Prizren