Prizren, 28 qershor – Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin historik. Kabineti do të bartet në ish-objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Por proces më i ndërlikuar del të jetë çështja e objektit ku do të vendosen dy departamente të MKRS-së. Sipas udhëheqësve të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në ndërtesën e “Internatit”, që parashihet t’i jepet në shfrytëzim MKRS-së, janë të strehuara një numër familjesh që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Prandaj përfaqësuesit e Ekzekutivit të Prizrenit planifikojnë që ta diskutojnë këtë çështje me drejtuesit e MKRS-së ashtu që të gjendet një zgjidhje e përkohshme për këta nevojtarë, derisa ata të përfitojnë nga ndonjë program social i Komunës.
Samir Hoxha që është këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes me Komunën e Prizrenit për të shfrytëzuar objektet që u janë dhënë në shfrytëzim për 15 vjet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Ministria e Kulturës këtë javë nis bartjen në Prizren
-
Zhvendosja në Prizren e kabinetit të ministrit të Kulturës – brenda një muaji
-
Ministria e Kulturës formalisht në Prizren, pezullohet bartja
-
Nga sot Prizreni u bë shtëpia e dytë për Ministrinë e Kulturës
-
Janari, afati i radhës për bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren