Me synimin që ta bëjë Kosovën vend atraktiv për kineastët e huaj, nëpërmjet angazhimit për futjen në funksion të rregullores për lehtësira financiare, Arben Zharku e ka nisur mandatin e tij në krye të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Anëtarësimi i Kosovës nëpër programe ndërkombëtare, prezenca në tregjet më të mëdha të industrisë filmike e rritja e buxhetit të QKK-së, janë ndër synimet e tjera që i ka Zharku, i cili është zgjedhur drejtor i këtij institucioni me konkurs publik të shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilin kanë konkurruar dhjetë kandidatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
E përveçse do t’i vazhdojë planet e përvitshme, Zharku thotë se në mandatin e dytë të tij do t’i realizojë edhe disa objektiva të reja, të cilat kryesisht lidhen me infrastrukturën ligjore.
“Për katër vjetët e ardhshëm, përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për lehtësirat financiare, anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program, rritjen e buxhetit të QKK-së, si dhe vazhdimin e prezencës në tregjet më të mëdha të filmit në botë; si në Cannes, Berlin, Los Angeles e Tokio”, ka thënë Zharku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ministrisë s’i mjafton një vit për hapjen e konkursit për drejtor të Qendrës Kinematografike
-
Shkarkohet nga pozita drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku
-
Pezullohet nga pozita drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku
-
Anëtarësimi në EPA është njohje e sukseseve të filmit kosovar, thotë Zharku
-
Arben Zharku riemërohet drejtor i QKK-së