Prishtinë, 22 maj – Me shumicë votash, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, të martën, në mbledhjen e mbajtur në Cannes të Francës, është zgjedhur anëtar i Bordit të drejtorëve të organizatës prestigjioze të filmit, European Film Promotion (EFP).
Lajmin e ka bërë të ditur QKK-ja nëpërmjet një komunikate për media, përderisa ai është bërë publik edhe në ueb-faqen EFP-së. Zharku e ka konsideruar këtë si një nder dhe mundësi për bashkëpunim me trupat e tjerë evropianë në zhvillimin dhe promovimin e filmave.
Në një prononcim për “Koha Ditore”, ai është shprehur se nga kjo pozitë do të përpiqet të promovojë gjithë filmin evropian.
Sipas tij, sukseset e viteve të fundit të kinematografisë vendore kanë ndikuar që Kosova të sigurojë përkrahjen nga anëtarët e tjerë të Bordit.
European Film Promotion (EFP) themeluar më 1997 është organizatë ndërkombëtare për promovimin e filmit, në përbërje të së cilës janë 38 institute kombëtare të filmit, që përfaqësojnë prodhimet filmike nga shtetet përkatëse.
Edhe
Arben Zharku rizgjidhet anëtar i bordit të drejtorëve të European Film Promotion
Qendra Kinematografike e Kosovës është anëtare e EFP-së që nga viti 2012.
(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")