Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
NËPËR FILM

Prezantimi i QKK-së në Cannes ku Kosova u përfaqësua me “Rrugës”

Drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, ishte e ftuar në emisionin “Nëpër Film” për të rrëfyer gjithçka rreth prezantimit të vendit në Festivalin prestigjioz të filmit në Cannes.

Ndër të tjera, Zeqiri tha se të gjitha paraqitjet e QKK-së nëpër festivalet e mëdha janë shumë të rëndësishme dhe i sjellin dobi filmit kosovar në përgjithësi.

“Pjesëmarrja në Cannes këtë vit ishte edhe më e jashtëzakonshme sepse kishim një film në garën zyrtare të festivalit dhe ky është një nder i madh. Përfaqësuesit e të gjitha shteteve që kishin filma atje ishin krenarë dhe në mesin e atyre pak shteteve ishte edhe Kosova. Kësaj radhe përveç që flisnim për filmin, e kishim dhe një sukses të madh që ta prezantonim para publikut dhe kjo e vërteton më së miri faktin se ne jemi të suksesshëm gjithandej nëpër botë”.

Në edicionin e 77-të të një prej ngjarjeve më të mëdha të filmit në botë, Kosova u përfaqësua me filmin e Samir Karahodës, “Rrugës”.

Zeqiri tregoi se në shtandin e Kosovës në Cannes kishte numër të madh të vizitorëve, në mesin e së cilëve profesionistë të industrisë së filmit.

Edhe Ekipi i “Rrugës” aterron në Cannes, popullohet shtandi i Kosovës Kulturë Ekipi i “Rrugës” aterron në Cannes, popullohet shtandi i Kosovës

Sipas saj, kur një film ka sukses, ia hap dyert edhe filmave të tjerë që të shënojnë suksese në të ardhmen. Kjo ngase në sytë e botës, Kosova shihet si një vend i cili di të prodhojë filma të mirë dhe kualitativ.