Filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli dhe producenti Yll Uka mbështetet nga tri fonde të tjera: nga Zvicra - Fondi Shtetëror (Federal office Culture OFC), Cinéforom nga kantoni i Gjenevës si dhe nga Televizioni Nacional Zvicran RTS i cili është njëkohësisht edhe bashkëprodhuesi.
Siç njofton QKK, filmi përcjell Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë.
Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.
Ky është ko-produksioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbështetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia që bën një bashkëprodhim në mes katër shteteve. Producent të tjerë të filmit janë: producenti ekzekutiv Valon Bajgora, bashkë-producentët Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Paskal Semini dhe Agon Uka.
Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.
-
“Zgjoi” i Kosovës mbush kinematë e Zvicrës
-
“Hollywood Reporter” e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s
-
“The New York Times” për filmin “Zgjoi”: Nga rrëmuja e pasluftës, një e mbijetuar rimëkëmbet
-
Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars
-
Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente