Prishtinë, 13 prill - “Në mendjen time, unë tashmë isha e vdekur. Ashtu ishte e gjithë familja ime. Secili po merrte bukë, rroba për male, ndërsa unë po merrja libra, sepse e dija që, pa libra, do të isha e detyruar të shikoja gjithë atë tmerr rreth nesh”, është fragmenti i shkëputur nga rrëfimi i një refugjati.
Rina Ahmetaj, tashmë e diplomuar në media dhe udhëheqëse e një biznesi në Manchester, kësisoj e kishte përshkruar luftën e fundit në Kosovë, prej së cilës do të gjente shpëtim në Angli. Më 1999, britanikët do të tregoheshin zemërgjerë me refugjatët kosovarë. Dy dekada më vonë - kur qasja e qeverisë ka ndryshuar dhe Anglia së fundi është radhitur mes shteteve që kanë pranuar më së paku refugjatë sirianë - një projekt i historisë gojore, ka rikujtuar se gjërat kishin qenë ndryshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultat i një projekti dyvjeçar të historisë gojore, është ekspozita “Zëra të Kosovës në Manchester” (Voices of Kosovo in Manchester). E realizuar nga “Manchester Aid to Kosovo” (Ndihma e Manchesterit për Kosovën), ekspozita që përfshin fotografi, rrëfime e instalacione, qe hapur për të parën herë, në prill të 2015-s në “People’s History Museum” të qytetit britanik. Në Prishtinë, ekspozita u hap të mërkurën në mesditë, në kuadër të “Javës së Bibiotekës në Kosovë”. Një instalacion me figura zogjsh - që simbolizojnë refugjatët - e fotografi bardhezi të personazheve që kanë rrëfyer historinë e tyre, të shoqëruara edhe me citate të tyre, kanë zënë vend në hollin e bibliotekës.
Pamela Dawes, drejtoreshë e projektit, ka udhëtuar prej Anglisë për në Kosovë, për ta prezantuar ekspozitën (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.