Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hapet ekspozita “Zëra të Kosovës në Manchester”

Sot hapet ekspozita “Zëra të Kosovës në Manchester”, që dokumenton përjetimet e komunitetit kosovar në rajon që nga 1999.

Me hapjen e saj, në Bibliotekën Kombëtare “Zëra të Kosovës në Manchester” (Voices of Kosovo in Manchester), thekson rrëfime personale përmes tregimeve gojore dhe portretizimit.

Ekspozita mundëson dëgjimin e rrëfimeve të burrave, grave dhe fëmijëve që u detyruan të largoheshin si pasojë e spastrimit etnik.

Do të dëgjoni për arritjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndikimin që ka pasur në popullatën e Manchesterit dhe atyre që u evakuuan.