Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbulohet vendi i shenjtë 4,000 vjet i vjetër në Holandë

Arkeologët holandezë kanë zbuluar një zonë fetare afër 4,000 vjet të vjetër – të quajtur “Stonehenge e Holandës” – që përfshin një grumbull gurësh varrezash që shërbeu si kalendar diellor.

Gurët që përmbajnë mbetjet e rreth 60 burrave, grave dhe fëmijëve, kishin disa hyrje nga ku hynte shkëlqimi i diellit në ditët më të gjata dhe të shkurtra të vitit, shkroi Guardian. 

“Çfarë zbulimi spektakolar arkeologjik! Arkeologët kanë gjetur një vend të shenjtë 4,000-vjeçar në një zonë industriale”, thuhet në postimin në Facebook të faqes së qytetit Tiel, ku u zbulua zona.

Gërmimi filloi në vitin 2017. Gjatë gërmimeve u zbuluan tri grumbuj gurësh varrezash të tilla.