Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbulohet varri i Romulit?

Arkeologët prezantuan sot zbulimin e mahnitshëm, sipas tyre, të një faltoreje nëntokësore nga shekulli VI para Krishtit, që mund të ketë qenë varri i mbretit të parë të Romës antike.

Faltorja i është kushtuar Romulit, i cili, sipas legjendës, themeloi Romën me binjakun e tij, Remit, më 21 prill 753 para Krishtit, dhe u bë sundimtari i saj i vetëm pasi vrau vëllain e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Ajo përbëhet nga një sarkofag guri me gjatësi 1,4 metra, me një strukturë rrethore pranë saj, që supozohet të jetë një altar”, tha në një deklaratë Parku Arkeologjik i Colosseumit.

Ajo u gjet nën hyrjen e Curia Iulia, selia e Senatit në kohën e Jul Cezarit, nën një shkallë të ndërtuar në vitet ’30 gjatë rinovimeve të epokës fashiste të forumit.

”Vendndodhja e faltores brenda Forumit Romak përkon me vendin ku, sipas teksteve antike, u varros Romuli”, shtohej në deklaratë.

”Ajo hedh dritë mbi historinë e Romës”, tha drejtoresha e parkut, Alfonsina Russo.

“Vendndodhja e zbulimit… e bën shumë të mundshme që mund të ishte ajo që romakët e lashtë e konsideronin varrin e Romulit”, shtoi ajo.

Monumenti u zbulua fillimisht në 1899, por u harrua shpejt, pasi domethënia e tij nuk u kuptua/DPA.