Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbulohet dorëshkrimi i rrallë në arkivin personal të Burgessit

Mediat angleze bëjnë me dije se dorëshkrimi i një libri që do të pasonte veprën më tipike postmoderniste Clockwork Orange (Portokalli me kurdisje), u gjet në arkivën personale të shkrimtarit Anthony Burgess.

Sipas tyre, dorëshkrimi titullohet A clockwork condition (Një situatë me kurdisje) dhe është rreth 200 faqe.

Në të Burgess shpreh idetë e tij mbi situatën njerëzore dhe vazhdon të shtjellojë temat e Clockwork Orange, që fokusohej në metodat e përdorura nga shteti për kurimin e një krimineli adoleshent – shkruan Dita.

Ndryshe nga paraardhësi i tij letrar, dorëshkrimi nuk është roman.

Ai përbëhet nga shënime në formën e esesë dhe është pjesërisht filozofik dhe pjesërisht autobiografik. Vetë Burgess e ka konsideruar dorëshkrimin e pabotuar si “një qasje filozofike mbi situatën e njeriut në ditët tona”, duke përmendur shqetësimet e tij rreth ndikimit të teknologjisë, sidomos medias, filmit dhe televizionit mbi njeriun modern.

Duhet shtuar se dorëshkrmi komenton edhe polemikat shkaktuar nga shfaqja e filmit të Stanley Kubrick A Clockwork Orange në vitin 1971, adaptimi nga romani me të njëjtin titull.

Edhe Gjuhëtari Gerard Cheshire pretendon se ka dekoduar “librin më misterioz në botë” Kulturë Gjuhëtari Gerard Cheshire pretendon se ka dekoduar “librin më misterioz në botë”

Sipas prof. Andrew Biswell, drejtor i fondacionit ndërkombëtar Anthony Burgess, “Clockwork Condition shpreh idetë e Burgess mbi krimin, ndëshkimin dhe ndikimin manipulues që mund të ketë kultura vizuale”.

Po sipas tij, Burgess hoqi dorë nga përfundimi dhe botimi i dorëshkrimit pasi ai e konsideronte veten romanicier dhe jo filozof.

Kjo ishte arsyeja edhe pse ai në vitin 1974 botoi romanin The Clockwork Testament (Testamenti me kurdisje) ku prek edhe disa nga temat e lartpërmendura.