(Art News) – Mbetjet e një porti romak u gjetën në brigjet e Portorozh në Slloveni nga një ekip kërkimor nga Instituti i Arkeologjisë Nënujore (ZAPA) i Universitetit të Lubjanës.
Më shumë se 3 mijë fragmente qeramike u zbuluan atje nga zhytësit e Fakultetit të Studimeve Detare dhe ekipit të transportit të Universitetit. Ata gjetën gjithashtu dy direkë anijesh të lashta, disa shtylla druri, vela e pjesë të tjera anijesh.
Shtyllat prej druri mund të kenë formuar një lloj barriere për të mbrojtur vijën bregdetare. Me përmasa prej më shumë se tre metra të gjata, dy direkët e bërë nga druri i bredhit janë “shembuj unikë në shkallë globale”, kanë thënë studiuesit.
Shumica e qeramikës së identifikuar është “sigallata”, e cila ishte një lloj popullor i qeramikës së prodhuar shumë gjatë shekullit të parë të erës sonë. Shpesh ajo paraqiste dizajnë dekorative. Pjesa më e madhe e amforave, e kuzhinës dhe e copave të bukura të tryezës ishin të importuara.
Artefaktet prej druri do të lyhen me material konservues dhe, bashkë me objektet e tjera, do të ruhen në Muzeun Detar “Sergei Mašera” në Piran.
Qyteti në port u vendos për herë të parë në kohët parahistorike. Fiset kelte u pushtuan nga Perandoria Osmane në vitin 178 para erës sonë. Sot qyteti është një destinacion i madh turistik. Zona ku u zbuluan artefaktet, në plazhin Benardin, është pjesë e mbrojtur, dhe kjo ka ndihmuar të ruhen artefaktet.
Gërmimi aty është pjesë e një fushate më të madhe në gjithë vendin për të eksploruar bregdetin e Sllovenisë përgjatë detit Adriatik në gjatësi prej 30 miljesh. Kishte nisur në vitin 2017. Puna, sipas ZAPA, u krye me “dukshmëri të dobët”, gjë që e shtoi kompleksitetin e studimit.
Vende të tjera romake të gjetura në zonë që nga viti 1998 përfshijnë një vendbanim të lashtë ferme, aty ku tash është një pikë karburanti dhe një fermë peshku pranë magazinave të vjetra të kripës të ngritura në vitin 2004.
Bazuar në studime, është e mundur që zona të ketë qenë shtëpia e një porti të vogël romak midis shekujve të 3-të dhe 4-të të erës sonë. Vendi do të vazhdojë të hetohet pas punës në terren.
Bazuar në studime, është e mundur që zona të ketë qenë shtëpia e një porti të vogël romak midis shekujve III dhe IV të erës sonë. Vendi do të vazhdojë të hulumtohet pas punës në terren.