Një përzierje materialesh të rralla dhe të paekspozuara më parë, të cilat janë përzgjedhur nga mijëra orë filmimesh, vijnë si një udhëtim unik me ekspozitën “David Bowie: You’re Not Alone”. Pamjet e paraqitura janë të strukturuara në kapituj tematikë dhe do të projektohen rreth një dhome në formë kubi, me qëllim vendosjen e vizitorëve në qendër të performancave live të muzikantit ikonik
E titulluar “David Bowie: You’re Not Alone”, ekspozita fton publikun të lëvizë nëpër një ambient ku dominojnë tingujt dhe pamjet vizuale, e që pasqyrojnë botën krijuese të Bowiet. E vendosur në ndërtesën “Lightroom”, ndryshe e njohur si shtëpia e Londrës për shfaqje spektakolare të udhëhequra nga artistë, ekspozita është projektuar nga Mark Grimmer dhe Tom Wexler, duke përdorur materiale të shumta nga arkivi i muzikantit legjendar.
“Kemi materiale që njerëzit nuk i kanë parë më parë, të cilat kemi arritur t’i nxjerrim nga arkivi i Bowiet, dhe këto janë pamje të rralla ose të papublikuara, si dhe fotografi dhe sende personale. Por mendoj se ajo që e bën këtë ekspozitë të veçantë, që nuk e gjen domosdoshmërisht diku tjetër, është kombinimi i materialeve të ndryshme. Ne bashkojmë animacion, materiale nga performanca live, muzikë, narracion. Gjithçka është e vendosur në një hapësirë të ngjashme me katedrale, me mure të larta 12 metra, dhe krijon një shou unik vizual që të tërheq vërtet brenda”, ka thënë Grimmer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspozita përmban një përzierje materialesh të rralla dhe të paekspozuara më parë, të cilat janë përzgjedhur nga mijëra orë filmimesh nga Arkivi i David Bowiet në New York. Pamjet e paraqitura janë të strukturuara në kapituj tematikë dhe do të projektohen rreth një dhome në formë kubi, me qëllim vendosjen e vizitorëve në qendër të performancave live të muzikantit. Ekspozita do të ketë hapjen zyrtare sot (e mërkurë).

Ish-publicisti i tij, Alan Edwards, foli rreth përmbajtjes së ekspozitës dhe rëndësisë së Bowiet si artist dhe njeri.
“Ekspozita përfshin gjithë karrierën e tij. Pra nis nga fillimi. Ai është një adoleshent i mërzitur në periferitë e Londrës Jugore dhe pret që diçka të ndodhë. Dhe një nga gjërat e mëdha te David është se mendoj që rezonon me të gjithë. Ne jetojmë në kohë shumë të vështira, sfiduese, konfuze dhe të pasigurta. Dhe në një farë mënyre, David është një ikonë krijuese. Ai është një lloj harte për të ardhmen. Mendoj se është shumë frymëzues sepse karriera e tij nuk është lineare. Ka ulje dhe ngritje, dhe ai gjithmonë eksperimentonte, gjithmonë u thoshte njerëzve: jini të guximshëm, provoni diçka të re. Ai e jetoi vërtetë këtë. Ishte autentik. Nuk ishte një nga ata yjet e menaxhuar të popit. Shpesh e thoshte një nga shprehjet e tij të famshme: nëse je në pishinë dhe këmbët nuk të prekin fundin, atëherë ndoshta je në vendin e duhur. Pra ai është një frymëzim për të gjithë ne në jetën tonë. Nuk ka rëndësi nëse jemi pjesë e botës së artit apo çfarëdo që bëjmë, thjesht të provojmë diçka të re dhe të përpiqemi të jemi më të mirët dhe të jemi sa më krijues. Pra, rëndësia e tij si njeri dhe artist shkon përtej muzikës”.
Elementë të tjerë, siç janë modelet e skenës për turneun “Diamond Dogs”, përdoren gjithashtu për të krijuar versione digjitale të dizajneve që do të projektohen në muret e hapësirës.

Ekspozita në formë spektakli që zgjat një orë, vjen me narracion të Bowiet, intervistat e të cilit përdoren për të ofruar komente mbi pjesët e ndryshme të jetës së tij krijuese, nga ndërtimi i personazheve të ndryshëm, siç është Aladdin Sane, e deri te interesi i tij për pantomimën.
“Mendoj se një nga gjërat që duam të arrijmë është t’u japim njerëzve një pasqyrë mbi David Bowien si qenie njerëzore, si dhe David Bowien si artist, dhe t’u japim një shembull se si ai udhëhiqej vërtet nga kureshtja e pasioni për shumë forma të ndryshme arti. Mendoj se nëse mund t’u ofrojmë njerëzve një kuptim të procesit dhe filozofisë së tij, përveç muzikës, kjo do të ishte vërtet e mrekullueshme”, ka thënë Grimmer.
Kjo është ngjarja e pestë që organizohet në “Lightroom”, e themeluar në vitin 2023 me një ekspozitë të David Hockneyt, e cila u shkrua dhe u drejtua gjithashtu nga Mark Grimmer. Në këtë lokacion po ashtu janë organizuar shfaqje nga “Vogue” dhe pasarela mode, ndërsa Tom Hanks ka prezantuar projektin e eksplorimit të hapësirës me titull “Moonwalkers”.