Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Yjet e rokut rus kundërshtojnë luftën

Në ditën e 18-të të majit rok-grupi rus “DTT” realizoi një koncert në skenën e Ufas, në qytetin që numëron mbi një milion banorë. Rreth 10 mijë adhurues të muzikës që e kishin pritur me padurim koncertin ishin mbledhur në qytetin që ndodhet në perëndim të Uraleve. “DTT” është një grup legjendë i rokut që përbëhet nga frontmeni dhe kompozitori Yuri Shevchuk. Është një prej emrave më të shquar të këtij zhanri. Ai ka goxha famë në Ufa. Legjenda e rokut është rritur në Vollgë – aty ku i shkroi këngët e tij të para dhe themeluan grupin “DDT” në vitin 1981. Tingujt e grupit paralajmëruan epokën e “perestrojkës” për shumë njerëz.

Kah mesi i koncertit, Shevchuk u ndal pak edhe te situata e luftës.

“Në Ukrainë po vriten njerëz, atje po vdesin edhe djemtë tanë. Për çfarë? Cilat janë qëllimet, miq? Përsëri, po vritet rinia - ajo e Rusisë dhe rinia e Ukrainës. Të moshuarit, gratë dhe fëmijët po vdesin gjithashtu. Për çfarë? Për disa plane napoleoniane të Cezarit të ardhshëm? A po jo?”, ka thënë ai nga skena, teksa fjalët e tij u pasuan nga duartrokitjet.

Guximi i Yuri Shevchukut po ndëshkohet

“Por atdheu ynë nuk është prapanica e presidentit, të cilën duhet ta lëpish dhe ta puthësh gjatë gjithë kohës”, ka thënë tutje ylli rus i rokut, Shevchuk. “Atdheu ynë - për mua është gjyshja e gjorë në stacionin e trenit që shet patate. Dhe tani unë do të këndoj për ju një këngë që më pëlqen veçanërisht për zemrën: ’Dashuria’”, ka shtuar ai. Më pas Shevchuk ka kënduar hitin e tij të vitit 1996. Ky interpretim është përcjellë me brohoritje. Disa raportuan në rrjetet sociale se kishte thirrje që e shanin luftën dhe një kor zërash që këndonin bashkë me këngëtarin në arenë. Megjithatë, videot e atij momenti nuk mund të gjenden më aq lehtë.

Edhe Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë Botë 1 j. më parë Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë

Pas koncertit, Shevchuk u vizitua nga policia. U hartua një dosje me shkrim, me akuzën pak a shumë kësisoj: “Diskreditimi i forcave të armatosura të Rusisë” nga Shevchuk. Çështja do të kalojë së shpejti në gjykatë në Shën Petersburg, ku jeton muzikanti. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “RIA Novosti” ka raportuar se rasti tashmë është regjistruar. Vetë Shevchuk komentoi në mënyrë të prerë ngjarjen, duke thënë: “Po, duhet të kem folur shumë”.

Yjet e rokut rusë kundër luftës

Yuri Shevchuk është një pacifist i njohur. “Mos qëlloni!” quhet një prej këngëve të tij të para, e cila edhe sot po pritet mjaft mirë nga fansat. Ai e shkroi atë pas një bisede me të kthyerit nga Afganistani me të cilët dikur kishte qenë në një klasë shkolle.

Shevchuk mbeti besnik ndaj kauzës dhe protestoi vazhdimisht kundër luftërave të shumta të dekadave të ardhshme. Ai ka luajtur edhe një koncert në Beograd me muzikantët e tij “DDT”, pasi qyteti u bombardua nga trupat e NATO-s në vitin 1999. Ai kundërshtoi luftërat e Rusisë në Çeçeni, të cilat filluan në vitin 1994.

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, muzikanti, dukshëm i zhgënjyer, ka thënë në një intervistë se muzika e tyre si thirrje për paqe nuk ka kryer punë. “Si ‘DDT’, ne kemi kënduar për paqen gjatë gjithë kohës. Por mendoj se kjo nuk ka ndihmuar: Ju mund ta shihni vetë se çfarë ndodhi. Ne jemi të gjithë të trishtuar dhe të shokuar”, ka thënë ai.

Edhe Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë Botë 1 muaj më parë Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë

Këngëtarja Zemfira: Mariupoli po thërret

Zëri i Yuri Shevchukut nuk është i vetmi që kumbon kundër luftës nga skena muzikore ruse. Edhe mbretëresha e rokut Zamfira është shprehur kundër luftës. Edhe ajo është nga Ufa. “The Meat” quhet kënga e saj e fundit, e publikuar me 19 maj 2022, në të cilën ajo këndon: “Është pranverë në kalendar dhe në realitet - llogore dhe raketa”. Dhe më tej: “Është mesnatë në Mariupol.... Kam ankthe çdo natë. Në çfarë kemi ardhur? Për çfarë jemi këtu? Përgjigjen do ta kërkoj gjithë jetën. Lutu për mua, lutu...”, thotë ajo në këngën e saj.

Boris Grebenshikov: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është një çmenduri

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është një çmenduri dhe ata që e nisën atë janë një turp për Rusinë”, thuhet shkurtimisht në videomesazhin e yllit tjetër të rokut, Boris Grebenshikov. Frontmeni karizmatik i grupit “Aquarium” është pa dyshim idhulli më i madh i rokut të Rusisë. Ai është i njohur për breza të ndryshëm.

Ashtu si Zemfira, edhe Grebenshikov gjithashtu e sheh të pamundur zhvillimin e aktiviteteve koncertale momentalisht në Rusi. Artisti që jeton në Londër realizon koncerte për komunitetet rusishtfolëse në Evropën Perëndimore dhe në Izrael.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

“Kur shoh fotografi të qyteteve të Ukrainës të shkatërruara nga rusët, i shoh pjesët e sallave të koncerteve ku kam luajtur”, ka thënë muzikanti në një intervistë për kanalin izraelit në gjuhën ruse “Channel 9”.

Ai merr një pamje pesimiste kur flet për situatë në Rusi. Për të flet edhe nga një këndvështrim historik: “Mendoni për perandorin romak Kaligula: Kur njerëzit e çmendur janë në pushtet, mjedisi përshtatet. Njerëzit shesin ndërgjegjen e tyre për të kënaqur sundimtarin e çmendur. Rusia pushtoi në mënyrë barbare, të tmerrshme, të pahijshme Ukrainën”, ka thënë Grebenshikov. Më tutje ai ka shtuar se kur një komb përpiqet të shkatërrojë një komb tjetër, është fashizëm. Të gjitha këto janë fjalë të qarta, por vështirë se dëgjohen në Rusi.