"Nëse dëshiron të të realizohet një plan, atëherë duhet ta realizosh atë vetë", kështu deklaroi aktorja dhe producentja, Reese Witherspoon, të martën më 13 mars, teksa i lavdëroi koleget e saj femra, që po bëjnë ndryshim në industrinë e filmit.
Witherspoon dhe kolegia e saj në film, Oprah Winfrey, parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e premierës Evropiane të filmit të tyre të ri, "A Wrinkle in Time", që bazohet në romanin e dashur amerikan për fëmijë, transmeton emisioni Express në KTV.
Me regji të Ava DuVernay, filmi i studios Disney e transformon tregimin e vitit 1962 të autores, Madeleine L'Engle, në një projekt të zhanrit fantashkencë, që njëkohësisht e sjell një mesazh të rëndësishëm të fuqizimit të femrës.
DuVernay e ka angazhuar aktoren Storm Reid në rolin e protagonistes Meg dhe e ka mbushur filmin e aktorë të etniteteve të ndryshme. “A Wrinkle in Time” e rrëfen historinë e Meg-it, vëllait të saj të portretizuar nga Deric McCabe dhe mikut të tyre të sjellë në ekran nga Levi Miller, derisa e nisin një udhëtim në kërkim të babait të saj të zhdukur. Oprah Winfrey, Reese Witherspoon dhe Mindy Kaling e luajnë rolin e tri krijesave super natyrore të cilat e ndihmojnë Meg-un në këtë aventurë që njëkohësisht e ndihmon shpëtimin e universit nga forcat e liga.
Në film po ashtu luajnë Zach Galifianakis, Chris Pine dhe Gugu Mbatha-RaW. "A Wrinkle in Time" do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 23 marsi.
{gallery}
-
“A Wrinkle in Time” pa imagjinatë
-
Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
Kur moda flet për pushtetin: Anna Wintour dhe Meryl Streep në një takim ikonik
-
Lawrence dhe Stone bashkohen për të krijuar filmin e Miss Piggyt