Versioni i gjallë e sharmant i Ava DyVernayt në “A Wrinkle in Time”, vjen si viktimë e llojit të vet.
Duke u nisur nga kasta sublime e deri te mesazhi i ngrohtë, ka shumë gjëra që janë tërheqëse në këtë fantazi për Meg Murryn, vajzën që udhëton nëpër hapësirë dhe kohë për ta shpëtuar babanë e saj të humbur, e që gjatë rrugës gjen vetëbesimin.
Pengesat në krijimin e botëve alternative e vizitat e Megit e bëjnë filmin më pak spektakolar sesa që shikuesit mund të shpresojnë, dhe me raste është monoton, shkruan Koha Ditore.
Pa peshën e pritshmërive të mëdha, “A Wrinkle in Time” do të dukej sikur një film i përkryer i “Disneyt” për audiencën e vajzave 10 vjeçe, dhe jo për të tjerët që shpresojnë për një film që të lë pa mend.
Megjithatë pritshmëritë justifikohen, sepse ka një shkëndijë të mrekullisë në rizbulimin e romanit të Madeleine L’Engle që ka bërë DuVernay, i shkruar në vitin 1962, e që sheh në kohë me personazhin e saj, vajzën me aftësi të mëdha për shkencën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)