Qyteti i Vushtrrisë tashmë e ka humbur njërën prej ndërtesave me të cilën është identifikuar për shtatë dekada me radhë.
Shtëpia e kulturës “Hasan Prishtina” ishte pikë referimi për këtë qytet edhe sa i përket arkitekturës moderne në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të zëvendësohet me një objekt të ri, i cili do të kushtojë mbi një milion euro.
Sipas profesionistëve, zor që mund të arrihet të paktën niveli akustik i sallës me rreth 500 ulëse, ndërsa sa i përket objektit që do të ndërtohet, konsiderohet si kiç arkitekturor.

Me 300 mijë euro për sivjet dhe me 330 mijë për vitin që vjen, është zotuar ta financojë objektin e ri Ministria e Kulturës. Komuna e Vushtrrisë për sivjet në buxhet për këtë projekt i ka 200 mijë euro e për vitin që vjen planifikon t’i ndajë 400 mijë.
Debat i madh është bërë edhe sa u përket premtimeve të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili gjatë fushatës zgjedhore në fund të vitit të kaluar kishte thënë se objekti nuk do të rrënohet. Bile, partia së cilës i takon ai, LDK-ja, si opozitë lokale asokohe kishte qenë tejet e zëshme në raport me planifikimet komunale për rrënim të ndërtesës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Tahiri akuzon ish-udhëheqjen e PDK-së në Vushtrri për Shtëpinë e Kulturës e Kalanë
-
Aktivistët e qytetarët në Vushtrri kundërshtojnë rrënimin e Qendrës së Kulturës
-
Rrënohet një pjesë e Qendrës së Kulturës në Vushtrri, arsyetohet kryetari i Komunës
-
Vushtrrisë për të dytën herë i premtohen para për qendër kulturore
-
Rritje buxheti për 31 milionë euro, kopjohen investimet kapitale në kulturë