Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro të Brazilit, është një prej shtatë mrekullive të reja të botës. Është 30 metra e lartë. Prej 700 metrave lartësi mbidetare, duket sikur përqafon gjithë qytetin. Filma e projekte të ndryshme shumë herë shfaqin pamje nga lart të kësaj statuje, por zakonisht të incizuara nga helikopteri.
Por violinisti i njohur shqiptar Olen Cesari ka arritur të bëjë atë që askush nuk e ka bërë deri më tani. Ai është ngjitur sipër statujës dhe ka performuar veprën e njohur “Ave Maria” të Schubertit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë moment kaq rrëqethës ai e ka dokumentuar me një incizim ku shihet duke interpretuar nga lart, video së cilës i ka bashkëngjitur edhe pamje të tjera nga qyteti i bukur brazilian.
Këtë gjë, Cesari e përshkruan si një udhëtim “brenda vendit spiritual dhe introspektiv të fshehur në zemrat e secilit”.
Me këtë video të shfaqur në fillim të këtij muaji, një vit pasi është realizuar, ai ka mëtuar që në njëfarë mënyre të shpalosë vizionin e shpresës dhe besimit në muzikë. Dhe si e tillë ka dalë të jetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Violinisti shqiptar performon në majë të statujës së Jezu Krishtit në Rio de Janeiro
-
Brazili po ndërton një statujë të re të Krishtit, do të jetë më e gjatë se ajo e Rio de Janerios
-
Krishti emblematik në Rio do të “lëvizë” në natën e ndërrimit të moteve
-
Shtatorja prej 21 metrash e Messit në Indi, do të zhvendoset
-
Erërat e forta rrëzojnë Statujën e Lirisë në Brazil