Shumë shekuj më parë, banorët e këtyre anëve s’kanë pasur nevojë ta thonë se prej nga vijnë. Një gjë e tillë ka qenë e qartë për nga veshjet.
Kostumet tradicionale shqiptare kanë përcaktuar edhe zonën ku ka jetuar një individ në shekujt e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Të gjitha të punuara me dorë, ku vegu ka luajtur një rol të madh, dallimi mes tyre gjendet edhe në detaje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArti i të punuarit të veshjeve - që sot më shumë shërbejnë si eksponate e prodhohen shumë pak - është tejet specifik. Por midis rajoneve edhe brenda një rrethi të caktuar, motivet përcaktojnë edhe moshën e bartësve të veshjes.
Sipas etnologëve bëhet fjalë për një pasuri të veçantë të popullit shqiptar. E ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” ngado që shkon, interpreton me veshje tradicionale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.