Donald Verger është duke bërë art me materiale që ua ka dhënë formën e zemrës. Dhe zemrat e realizuara me xham të ndritshëm po dërgohen në shkolla dhe spitale që janë goditur rëndë nga COVID-19 gjatë pandemisë.
"Zemrat godasin në atë pikën e ëmbël njerëzit", ka thënë Verger. "Njerëzit i duan xhamat e detit, ngjyrat, modelet."
Në të gjithë vendin, shumë artistë kanë hasur në vështirësi gjatë luftës me pandeminë. Por, ata gjithashtu po gjejnë mënyra për të ndihmuar komunitetin në këtë krizë shëndetësore që ka marrë më shumë se 465 mijë jetë në Shtetet e Bashkuara.
Përpjekjet e Verger janë një kontribut i vogël nga ana e tij, por shumëngjyrësh, në përpjekjen e tij për t'i bërë njerëzit që të buzëqeshin, ose ndoshta për t’u dhënë një moment qetësie dhe paqeje, mes izolimit të pandemisë.
Ai ka dërguar rreth 25 mijëra kartolina të realizuara me zemrave të tij në shkolla dhe spitale. Ai ndonjëherë dorëzon 1 mijë deri në 2 mijë e 500 në të njëjtën kohë. Punëdhënësit dhe mësuesit ua japin stafit, studentëve dhe pacientëve.
Kohët e fundit, ai ka dhuruar të paktën 10 mijë me mbishkrimin “Dashuri” dhe rreth 10 mijë të tjera më mbishkrimin “Shpresë”.
"Duket si një privilegj i madh të bësh diçka që nxit lumturinë dhe njëfarë ndjenje shpresë", ka thënë Verger, studioja e të cilit është në Falmouth, Maine.
Në Boston, Administratori i Spitalit Shriners Eileen Skinner po shpërndan karta me zemra me fjalën “Dashuri” për më shumë se 400 punëtorë përpara Ditës së Shën Valentinit.
"Duhet që të jeni brenda organizatave shëndetësore për të kuptuar lodhjen e COVID-it", ka thënë Skinner. "Është inkurajuese për stafin të dinë se dikush po mendon për ta".
Verger, 72 vjeç, u rrit në New York por e konsideron veten një anglez të ri. Jeton në Massachusetts, me familjen e tij.
Aty, apo më saktë në qytetin Acton, Massachusetts, themeloi Muzeun “Children’s Discovery Museum” dhe “Science Discovery Museum”.
Si fotograf, ai është i njohur për imazhet e tij mahnitëse të peizazheve dhe fenerëve të detit, në New England. Fotoja e tij më e njohur është "Agimi i Paqes", e cila përshkruan mjegullën e detit duke gjatë lindjes së diellit në një mëngjes ku temperaturat janë nën zero në Liqenin Thompson në Otisfield, Maine.
Ai gërsheton fotografitë e tij me xhama shumëngjyrëshe të detit që filloi t’i mblidhte në bregdetin e Kalifornisë. Ai filloi aranxhimin e xhamave të detit në imazh si kujtim i pikturës së Monet ose Renoir.
Donacionet e tij të para erdhën pas që një tornado në Missouri gjersa ishte duke fotografuar stuhinë e vitit 2011. Stuhia solli një tornado që kaloi nëpër qytetin Joplin, Missouri. Më shumë se 150 njerëz u vranë.
Pasi u kthye në Maine, ai vendosi disa nga imazhet e tij që synonin të ngjallnin qetësi të njerëzit në kartolina në të cilat shkruante mesazhe të ndryshme dhe emrin Joplin. Ka thënë se të gjitha, rreth 25 mijë ai iu dërgoi Kryqit të Kuq, shkollave dhe organizatave të tjera.
Gjatë pandemisë ai ka dërguar kartolina në shkolla dhe spitale. Së fundit ai bëri një donacion për Spitalin “Northern Light Mercy” në Portland dhe fasilitete të tjera, si në Spitalin “Shiriners” për Fëmijët në Boston.
Skinner dhe Verger u takuan për herë të parë në Maine, kur ai dhuroi disa fotografi për “Mercy Hospital” ku ajo ishte shefe.
"Donald është një person i ngrohtë dhe bujar" ka thënë ajo. "Ai ndan me të tjerët atë që e bënë më së miri". \ AP