“Sterjo Spassen duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spasses duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit, gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore”, kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.
“Është i Shqipërisë kur bëhet fjalë për veprimtarin e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spasse është shembull, se arti është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri Ademi.
-
Shtëpia e Sterjo Spasses shndërrohet në muze
-
Nis restaurimi i shtëpisë së Sterjo Spases, djali i tij dhuron dorëshkrime origjinale për muzeun
-
Në 105 vjetorin e lindjes, kompletohet vepra e Sterjo Spasses
-
Osmani thotë se Kosova e Serbia duhet ta ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë
-
Sterjo Spasse nderohet post-mortem me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”