Shkrimtari Sterjo Spasse është nderuar post-mortem me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, shkruan sot Koha Ditore.
“Në vlerësim të veprës së shquar në letërsinë shqipe, duke frymëzuar me punën e tij vlerat e larta të dinjitetit njerëzor, qytetar, shoqëror e kombëtar. Për veprimtarinë e tij të spikatur edukative dhe intelektuale, rolin e vyer dhe kontributin e tij etno-kulturor në vendin tonë”, është motivacioni me të cilin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar Spassen.
Dekorata i është dorëzuar Ilinden Spasses, të birit të shkrimtarit të shquar të shekullit XX, të enjten në simpoziumin shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses”, që u mbajt në universitetin “Fan S. Noli” në bashkëpunim me shoqatën maqedonase “Sonce”.
“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë simpozium, që vlerëson dhe nderon jetën e veprën e intelektualit dhe shkrimtarit të madh Sterjo Spasse dhe i përgëzoj sinqerisht dy institucionet organizatore, universitetin ‘Fan S. Noli’ dhe shoqatën maqedonase ‘Sonce”. Shqipëria ka gjithmonë nevojë të evidentojë përherë e më shumë dhe të vlerësojë personalitetet e artit, kulturës, shkencës, të cilët nëpërmjet veprimtarisë së tyre kanë kapërcyer të zakonshmen dhe të përditshmen”, ka thënë presidenti Meta, sipas të cilit Sterjo Spasse (1914-1989) është pikërisht një personalitet i tillë.
(Më shumë, sot në Koha Ditore)
-
Ilir Meta dekoron Sterjo Spassen me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
-
Meta dekoron eruditin Moikom Zeqo me titullin 'Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'
-
Begaj dekoron ambasadorin William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
-
Plácido Domingo – “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
-
Presidenti Meta vlerëson At Gjegj Fishtën me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar