Drejtoria Rajonale e Kulturës në Korçë ka nisur restaurimin e shtëpisë Muze të Sterjo Spases. Në Muzeun e parë në Pustrec do të ekspozohen jo vetëm dorëshkrime origjinale të shkrimtarit, por edhe objekte tradicionale të zonës
Restaurimi i shtëpisë muze të shkrimtarit Sterjo Spase në fshatin Gollomboç ka nis të marrë jetë. Specialistët e trashëgimisë, në drejtorinë Rajonale të Kulturës në Korçë, e sheh këtë objekt muzeal, jo vetëm përfaqësues për zonën, por edhe si një urë ndërlidhëse mes vendit tonë edhe Maqedonisë së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është një projekt ndërkufitar, i financuar nga BE. Ka qenë një punë shumë e madhe për të realizuar shtëpinë muze, të Sterjo Spases, që lidh më së miri vendin tonë edhe Maqedoninë e Veriut. Një urë e tillë lidh edhe kombinon turizmin edhe trashëgiminë kulturore. Është muzeu i parë lokal, që ndërtohet në këtë zonë”, shprehet Gjergji Koki, drejtori i DRKT Korçë.
Në këtë godinë, ku shkrimtari i romanit “Pse” jetoi rreth 9 vite do të ekspozohen, pas restaurimit të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Europian, rreth 25 dorëshkrime edhe objekte personale të autorit.
“Vlerësimi i figurës së Sterjo Spases, e meritonte. Këtu s'do jetë vetëm një muzeum me dorëshkrime, por edhe kostume tradicionale të zonës, që janë përdor nga zona në vitet ë mëparshme, që do jenë interesante nga turistët”, shprehet Pali Kolevski kryetari i bashkisë Pustec.
Pas 6 muajsh, muzeu i parë do të shndërrojë Gollomboçin, në një nga atraksionet e preferuara për turistet që do të zgjedhin të vizitojnë Bashkinë e Pustecit/Shqiptarja.