Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq Irene Papas, “Penelopa” e Bekim Fehmiut

Aktorja dhe këngëtarja Irene Papas, që ka bërë bujë në gjithë botën me paraqitjen në filmat e viteve të ’60-ta “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar Ministria e Kulturës në Greqi të mërkurën.

Papas, me karrierë mbi 50-vjeçare, ishte në krah të aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu, në serinë “Odissea”. Teksa Fehmiu paraqitej në rolin e Odisesë, Papas ishte në rolin e Penelopes.

Në karrierën mbi 50-vjeçare, Papas ka pasur bashkëpunime edhe me superyjet hollivudiane si Nicolas Cage e Penelope Cruz. “Zorba the Greek”, ishte hit më 1964. Aty ajo luajti krah Anthony Quinnit dhe Alan Batesit.

“Madhështorja dhe dinamikja Irene Papas ishte personifikim i bukurisë greke në kinema dhe në skenë, yll botëror që rrezatonte greqizmin”, ka thënë ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni. “Me fuqinë e talentit të saj dhe sharmin, ajo pushtoi botën e kinemasë dhe teatrot”.

Papas vuante nga Alzheimeri viteve të fundit.

Ajo u lind në Corinth në gadishullin Peleponez, në një familje mësuesish. Papas është raportuar në vazhdimësi se ka rrënjë shqiptare.

Artikuj të ngjashëm