Instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti, ka vdekur të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij.
Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.
Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.
Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.
-
Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe
-
Trashëgimia pas vdekjes e instrumentistit Shaqir Hoti
-
“Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën” zbërthen figurën krijuese të Shaqir Hotit
-
Shaqir Hoti – personaliteti më i rëndësishëm i ruajtjes së traditës muzikore
-
Koleksioni i Shaqir Hotit – pasuri unike e trashëgimisë kulturore e shpirtërore