Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes rapsodi Bib Kosova

Dje në Tetovë ka ndërruar jetë rapsodi Hebib Neziraj, i njohur si Bib Kosova.

Ai tash e mbi 10 vite po vuante nga një sëmundje e rëndë. Karrierën e tij si këngëtar odash Bib Kosova e ka nisur në fund të viteve të 60-ta dhe ka qenë aktiv deri në vitin 2007, transmeton KOHA.

Melosi i tij ka qenë i përafërt me të Augustin Ukajt, megjithatë, Bibi ka pasur origjinalitetin e vet të zërit, është shquar për potencë dhe ëmbëlsi të zërit, si rrallë ndonjë rapsod tjetër.

Ka kënduar në grup me rapsodë të tjerë, por më së shumti me rapsodin e këngëtarin Sevdi Malsia. Gjatë viteve të 80-ta, grupit të tij muzikor i është bashkuar edhe mjeshtri i njohur i harmonikës Murtezan Ferati.

Bib Kosova, përpos në oda, ka qenë pjesmarrës edhe i dhjetra festivaleve e organizimeve muzikore. Përpos me grupin e tij, ai shpesh ka kënduar edhe me rapsodë të tjerë, ndër ta edhe me Augustin Ukajn, Osman Sefën, Shaban Baksin, Vllezërit Gashi dhe shumë të tjerë.

Edhe Varroset Shpat Kasapi Showbiz 7 muaj më parë Varroset Shpat Kasapi

Bib Kosova ka qenë njëri ndër rapsodët më të njohur në trojet shqiptare dhe ka lënë pas një trashëgimi të pasur të këngëve rapsodike.

{gallery}