Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shpat Kasapi varroset të dielën në Tetovë

Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi do të varroset të dielën (nesër) në orën 14:00 në Tetovë, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.

Kasapi vdiq më 26 nëntor pas një sulmi në zemër. Ishte 40-vjeçar.

Sipas njoftimit, homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.

Shpat Kasapi hyri në tregun e muzikës qysh në fillim të viteve 2000. Prej atëherë, u bë një prej yjeve të estradës.

Njoftimi i familjes:

Edhe Varroset Shpat Kasapi Showbiz Varroset Shpat Kasapi

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Edhe Vdiq këngëtari Shpat Kasapi Showbiz Vdiq këngëtari Shpat Kasapi

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.