Baleti Kombëtar i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka vdekur ish-balerini Gani Shala.
“I ndjeri ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovarë të cilët i vunë themelet e baletit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se Gani Shala ka lindur në Loxhë të Pejës më 1950. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletit në Shkup.
“I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972. Ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm