Eunice Gayson, e njohur më shumë si vajza e parë që ka luajtur në franshizën e famshme “James Bond”, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, kanë thënë producentët e kësaj franshize.
Aktorja britanike, e cila ka luajtur në rolin e Sylvia Trench së bashku me aktorin e famshëm Sean Connery në vitin 1962 në filmin “Dr. No”, ka vdekur të premten mbrëma, sipas faqes së saj në Twitter, transmeton Koha.net. Ajo përshkruhet si “një zonjë e mrekullueshme e cila lë përshtypje të mira këdo që e takon. Do të na mungojë shumë”.
We are very sad to learn that our dear Eunice passed away on June 8th. An amazing lady who left a lasting impression on everyone she met. She will be very much missed. pic.twitter.com/c5kVHs256Y
— Eunice Gayson (@EuniceGayson) June 9, 2018
Gayson, po ashtu, ka luajtur në rolin e njëjtë edhe në vazhdimin e filmit në vitin 1963 – “From Russia with Love”.
Gjithashtu, ajo ka luajtur edhe në “The Revenge of Frankestein” dhe shfaqjet televizive të njohur në Britani – “The Avengers” dhe “The Saint”.
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Vdiq Terence Stamp, ylli i filmave britanikë e antagonisti i “Supermanit”
-
Ka vdekur në moshën 18-vjeçare aktorja e filmave “Godzilla”, Kaylee Hottle
-
Vdiq “Zonja e Pëllumbave” në Home Alone 2
-
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Sam Neill