Ka vdekur ish-aktori rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Syl Kuqi, ka njoftuar ky institucion përmes Facebookut.
“Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë. Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK - ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit”, thuhet në njoftimin e Teatrit.
Kuqi ka qenë i angazhuar në Kosovafilm, pastaj në Teatrin Popullor Krahinor, tash TKK-ja.
“Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.”
Artikuj të ngjashëm