Prishtinë, 27 mars – Koleksioni i skulpturave të artistes Arjeta Miftari, të inspiruara nga simboli i dardanëve Hyjnesha në Fron dhe koncerti i mexosopranos Flaka Goranci me arie të operave të ndryshme, prezantuan një pjesë të kulturës kosovare para publikut gjerman.
Të dyja u bënë pjesë e projektit të titulluar “UraCul Classics”, të organizuar nga shoqata “Uracult” në Gjermani - e cila është themeluar në vitin 2014 në Köln. Miftari me ekspozitën “Rrugëtimi i hyjneshave” – me të cilën ajo tashmë është paraqitur në disa vende – dhe Goranci bashkë me dirigjentin e pianistin shqiptar Desar Sulejmani u prezantuan në shtëpinë kulturore prestigjioze “Atles Pfandhaus” në Köln të Gjermanisë të shtunën mbrëma.
Derisa Miftari mori me vete publikun në rrugëtimin nëpër histori, Goranci këndoi vepra të Lisztit dhe Thalberinit. Kjo e fundit u ngjit në skenë për të interpretuar këngë nga albumi i saj “Albanian Flowers” (Lule shqiptare). Mysafir special i mbrëmjes ishte Gramoz Goranci, i cili me tingujt e harmonikës pasuroi edhe më shumë këtë mbrëmje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Jehona e origjinës si një jetë e re për tingujt e rrënjëve shqiptare
-
Kori i Kosovës në Gjermani dëshmon se jehon qartë në skena evropiane
-
Kori i Filharmonisë drejt Gjermanisë me program që bashkon kultura e gjenerata
-
“Nën hijen e një peme...” çon rrëfimin e pajtimit në “Mittelfestin” prestigjioz
-
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon