Në sallën e shtëpisë së kulturës “Altes Pfanfhaus” në Koln është hapur ekspozita e skulptores shqiptare, Arjeta Miftari.
“Rrugëtimi i Hyjneshave”, që tashmë është hapur në disa vende të ndryshme, është hapur sot edhe Koln në ora 18:00 në, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Shoqata “Uracult” në Gjermani, e themeluar në vitin 2014 në Köln, ka organizuar projektin “Uracult Classics”, pjesë e së cilës është kjo ekspozitë dhe një koncert i muzikës klasike “Shndërrimet e shpirtit”, shkruan sot Koha Ditore.
Mexosopranoja e njohur kosovare, e cila jeton në Vjenë, bashkë me dirigjentin e pianistin shqiptar, Desar Sulejmani, do të ngjiten në skenën prestigjioze të shtëpisë kulturore “Altes Pfandhaus” dhe pritet të shërbejë për promovimin e kulturës shqiptare.
E njohur si protagoniste e shumë operave të njohura, këngëtarja shqiptare Flaka Goranci do të shpalosë një repertor me arie nga opera të ndryshme. Vepra të Lisztit dhe Thalberinit janë në programin e pjesës së parë të koncertit, përderisa në pjesën e dytë Goranci do të ngjitet në skenë për të interpretuar këngë nga albumi i saj “Albanian Flowers”. Mysafir special i mbrëmjes do të jetë Gramoz Goranci, i cili me tingujt e harmonikës do ta pasurojë edhe më shumë këtë mbrëmje.
Arjeta Miftarit i është ndarë mirënjohje për këtë ekspozitë, dhe pas dy ekspozitave të saj në Gjermani ajo ka bërë të ditur se në Tiranë do të shpërblehet nga Qendra Kulturore “Asa” në Tiranë me çmimin “ambasadore e artit”.
