Skulptorja nga Peja, Arjeta Miftari nesër do të hapë ekspozitën e saj të parë personale në Tiranë.
“Rrugëtimi”, siç quhet kjo ekspozitë, zë vend në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 18:00, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPubliku shqiptar do ta ketë rastin ta njohë nga afër një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës “Hyjneshën në Fron”, që është punuar në madhësi e forma të ndryshme nga Miftari.
Kjo ekspozitë personale e Miftarit vjen pas atyre personale në Prishtinë, Berlin e Paris.
Muzeu Historik Kombëtar në një postim në Facebook shkruan se ekspozita hapet në “ambientet e sallës së pullave, kati i dytë i Muzeut Kombëtar”.
