Ferizaj, 23 tetor − Fati i shqiptarëve duket të jetë i lidhur çdoherë me ura. Sikurse tashti kur një urë në Mitrovicë merr përmasa të baladës dhe sfidon mendësinë ballkanike të konflikteve për të drejtën dhe autorësinë, edhe në shfaqjen “Ura” (Le Pont) e kaluara kundrohet nga fati i një ngrehine të shndërruar në legjendë.
Aktori Rexhep Mitrovica, që vjen nga Franca, i ngjitur për herë të parë në skenën e teatrit kosovar, në teatrin “Adriana”në Ferizaj, ka dhënë mesazhin se “ndërtimet e mëdha u ngjajnë krimeve dhe e kundërta, krimet gjithashtu përngjajnë me to“.
Një tekst dramatik i bazuar mbi veprën e shkrimtarit botëror Ismail Kadare “Ura me tri harqe”, ka hapur siparin e edicionit të 48-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.
Rrëfimin kadarean në frëngjisht, të titruar në shqip, në skenën e teatrit e solli dyshja e aktorëve, Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj, me regji të Simon Pitaqajt. Që të tre këta artistë, që veprimtarinë e tyre e kanë të koncentruar në Paris.
Me ta në skenë është ngjitur edhe Cinzia Menga, në rolin e gruas së murosur. Teksa muzikën e ka bërë Liburn Jupolli.
Duke e reduktuar titullin e veprës së Kadaresë, Pitaqaj zgjodhi vetëm emërtimin “Ura”, për të ndërtuar rrëfimin dramatik për historinë e trishtë të Ballkanit, ku secili konteston secilin dhe ku përvetësimi i historisë duket të jetë bërë normë jetese.
Edhe
“Pikniku” në Mitrovicë rikthen absurditetin e luftës
“Ura”, përveç performancës me sharmë të aktorëve, shquhet edhe për faktin se solli në skenë përherë të parë në teatrin kosovar aktorin Rexhep Mitrovica, nipi i Rexhep bej Mitrovicës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, ministër e kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944.
Ai ka bërë një karrierë të bujshme në teatrin francez me mbi 100 role (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Festivali i traditës 55-vjeçare godet me “13”-shin e nëmur për shqiptarët
-
“Nën hijen e një peme...” çon rrëfimin e pajtimit në “Mittelfestin” prestigjioz
-
Nga Muri i Berlinit te Kosova: Kur historia lidh fatet e kombeve
-
“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” ndalet në Oslo, gati për turne deri në SHBA