“Udhëtimi i familjes Muller në Unmikistan” i dramaturgut Jeton Neziraj ka fituar çmimin e parë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës të enjten.
Çmimi i dytë i është dhënë aktorit Astrit Kabashi me dramën “Fridrih Fluturaku: Shifra Ubi Amor lbi Dolor”, ndërsa i treti i ka takuar Rinor Vitisë me dramën “Zelus”.
Çmimet u ndanë nga drejtorit artistik i Teatrit Kombëtar, Kushtrim Mehmeti.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se "tri dramat kanë qenë shumë profesionale dhe me përkushtim".
Fituesi i çmimit të parë, Jeton Neziraj është shprehur se nuk mjafton vetëm kjo datë për të folur për dramaturgjinë shqipe.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeton Neziraj, fitues i “Katarina Josipit”: Shoqërisë i duhet drama shqipe
-
Astrit Kabashi laureat i dyfishtë i çmimit për dramë, “Katarina Josipi”
-
“Katarina Josipi” për “Gërrdia” me autor Astrit Kabashin
-
“Katarina Josipi” për triptikun “Gërrdia”, “Uellsi ka një mbret” dhe “Marshi i hijeve të diellit”
-
S’ka çmime artistike në nderim personalitetesh, Ministria i heq emrat