“Kurrë s’kanë me u rritë” është fjalia me të cilën janë përballur artistët Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj. Familjarët e tyre duke i parë me ngjyra nëpër duar, vazhdimisht kanë thënë se do të mbesin të tillë duke luajtur me ngjyra e nuk do të rriten. Dyshja ka përzgjedhur që pikërisht fjalinë “Kurrë s’kanë me u rritë” ta përdorë për titull të ekspozitës së tyre të përbashkët, që është hapur të mërkurën mbrëma në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Por dy artistët, pos profesionalisht, edhe në një tjetër formë kanë treguar se tashmë janë rritur.
Para objektit të GKK-së, ofiqarët e Komunës së Prishtinës i kanë martuar, duke i shpallur burrë e grua. Martesa e tyre ka qenë edhe si një performancë, apo intro e ekspozitës së hapur në katin e parë të GKK-së. Kësisoj, për herë të parë një ekspozitë është hapur me martesë, duke bërë që pos artit ata t’i bashkojë edhe kurora. Në pikturat e Krasniqit, pikërisht nusja është personazh. Nuset e saj kryesisht janë me sy të mbyllur. Duket sikur nuk janë të kënaqura me realitetin. Artistja edhe martesën e ka lidhur me pikturat e saj. Ka thënë se ideja ka ardhur nga nuset e saj në art (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Pikturat e artistes Krasniqi që tejkalojnë realitetin e gruas
-
Piktori në eksplorim stilesh, përballë transformimit me art
-
Piktorja e nuseve symbyllur përballë realitetit
-
Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë
-
“Të zhbëhet, të shpërbëhet, të zhduket“ paralajmërohet si lojë kufijsh identiteti