Kulturë

Piktorja e nuseve symbyllur përballë realitetit

Nëse secili artist veçohet për diçka, për Mina Krasniqin ato janë portretet e nuseve. Në këtë temë kanë marrë formë të gjitha veprat që ka realizuar deri tash.

Kushdo që ka qenë pjesë e ekspozitave në të cilat ka marrë pjesë Krasniqi, i ka vërejtur personazhet e saj symbyllur. Me nuset, ajo flet në emër të të gjitha grave shqiptare që të paktën një herë në jetë e përjetojnë imponimin familjar dhe shoqëror për martesën.

Ky koncept vazhdon ta preokupojë edhe sot. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Krasniqi, e lindur në Prishtinë më 1984, shpalos rrëfimet prapa pikturave të saj që tashmë janë ekspozuar brenda e jashtë vendit.

Ajo është autore e mbi 10 ekspozitave personale dhe ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita kolektive në Kosovë e më gjerë. Kudo dallohet me konceptin që e veçon artin e saj dhe që ka prapa një histori. E ka edhe një mesazh.

Ëndrra në pëlhurë

Artistët i zbulojnë prirjet e veta qysh në moshë të re. Dhe si fëmijë, Krasniqi e kishte ndier një lidhje të fuqishme me artin, sado që nuk ishte e orientuar nga piktura. Muzika dhe dizajnimi i rrobave e enterierit ishin gjëra që e sfidonin kureshtjen e saj...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).