Rreth tridhjetë piktura nga Vigan Nimani u paraqiten për publikun si pjesë e shfaqjes solo artistike të titulluar në anglisht "Properties of the undeveloped"
Ekspozita e punimeve me titullin “Pasuritë e të pazhvilluarve” e artistit Vigan Nimani është hapur mbrëmjen e së enjtes në hapësirën ekspozuese Motrat në Prishtinë. Në praninë e shumë artdashësve dhe publikut, punimet e Nimanit u veçuan për eklektizëm stilesh dhe për tematikë shumë specifike të bazuar në relieve arkitektonike.
Rreth tridhjetë piktura nga Vigan Nimani u paraqiten për publikun si pjesë e shfaqjes solo artistike të titulluar në anglisht "Properties of the undeveloped" që në shqip përkthehet si “Pasuritë e të pazhvilluarve”. Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 26 qershor.
Kjo përzgjedhje e veprave, e punuar nga artisti, në dialog me organizatorët, do t'i lejojë publikut të udhëtojë nëpër vende dhe arkitektura të braktisura shpesh nga ata që kanë banuar në jetët e tyre të kaluara. Në ngjyrë dhe bardhë e zi, puna e Vigan Nimanit i thurr lavd me nostalgji të caktuar një bukurie të papritur ku njerëzit janë të paktë.
Vigan Nimani ka lindur në Prishtinë në vitin 1981. Ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërmjet viteve 2002 dhe 2006, i specializuar në pikturë. Veprat e tij janë paraqitur në disa ekspozita solo dhe grupore në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë.
Edhe
Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë
është e hapur çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 9h00 deri 18h00, në hapësirën ekspozuese Motrat, objekti i Trembelave në rrugën Shaban Polluzha në Prishtinë, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas organizatorëve, për vizitorë që duan ta shohin ekspozitën ditën e shtunë apo të diel, mund të bëhen përmes kërkesave të veçanta në e-mailin [email protected].
{gallery}